• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të ndjehesh komode dhe të dukesh bukur në fundjavë? Ja disa ide veshjesh nga vajzat e njohura

Fundjava është koha perfekte për t’u relaksuar dhe për të lënë pas gjithë stresin e një jave të ngarkuar. Gjatë dy ditëve të gjithë duam të dukemi bukur dhe të ndjehemi sa më komodë, veçanërisht vajzat. Ndonjëherë është e vështirë që komoditeti dhe bukuria të bëhen bashkë, por mund të gjeni disa ide shumë interesante tek vajzat e njohura shqiptare. Nëse nuk dini se çfarë duhet të vishni në një shëtitje në qytet apo udhëtim në një vend turistik, kombinimi më i thjeshtë është një kostum sportiv dhe një palë atlete.

Por nëse nuk u pëlqejnë kostumet sportive mund të zgjidhni një palë xhinse të thjeshta ose pak të grisura dhe t’i vishni me një ‘hoodie’, bluzë të bardhë apo të zezë ose një xhaketë sportive.

Përveç këtyre dy kombinimeve, mund të zgjidhni edhe një palë tuta me atlete dhe sipër të vishni xhaketën tuaj të preferuar.

Ka me qindra ide kombinimesh për fundjavën, por për më tepër mund t’ju hidhni një sy fotografive të vajzave të njohura. /revistawho.com