• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla, Pa kategori

Të menduarit e tepërt është i dëmshëm, por ju mund ta vini tërësisht nën kontroll

Të menduarit e tepërt mund të ndikojë keq në shëndetin mendor. madje mendimet negative munden që t’ju pengojnë të arrini atë që doni, duke mbetur përherë në një rreth vicioz.

Në psikologji, ekziston termi ‘rumination’, i cili do të thotë se të menduarit e tepërt është krejtësisht i panevojshëm dhe i rëndë.

Edhe pse në disa raste është mirë të mendosh më thellë dhe të shikosh të gjitha faktet, nuk është mirë ta bësh këtë për çdo gjë dhe në mënyrë të vazhdueshme, pasi kjo mund të sjellë një sërë problemesh në cilësinë e jetës. Truri do të ngarkohet së tepërmi dhe konfuzioni dhe stresi do të rriten, duke mos ju lejuar të shihni qartë.

Nëse mendoni se është e pamundur të ndaloni hovin e mendimeve, këto janë disa mënyra praktike dhe efektive për të parandaluar këtë proces.

Mendoni me orar

Nëse jeni të fiksuar pas mendimeve të panevojshme gjatë gjithë ditës, përpiquni t’i bëni vetes një orar – për shembull, urdhëroni veten të mendoni për gjithçka që ju shqetëson nga ora 13.00 deri në 13.30, ose nga 20.00 deri në 20.30.

Me kalimin e kohës, të menduarit e panevojshëm do të ulet, dhe në përputhje me rrethanat ju mund të shkurtoni kohën që keni caktuar për të.

Vlerësoni më shumë veten

Sipas studimeve, shumë individë që luftojnë me mendime e tepërta kanë nivele të ulëta të vetëvlerësimit.

Duke vlerësuar më shumë arritjet tuaja, do të mundni të shmangni edhe mendimet negative, pasi fokusi do të zhvendoset tek gjërat pozitive.

Kontrolloni stresin tuaj

Stresi është faktor që çon në të menduarit e tepërt dhe negativ. Është  vërtetuar se sa më i stresuar të jetë një person, aq më i hutuar dhe i shqetësuar do të jetë  një person.

Kjo gjë është veçanërisht dominuese në shekullin e vrullshëm që po jetojmë, ku shëndeti mendor është një porblem global.

Pasiguria në punë, ndikimi i keq i internetit, lidhje te dështuara dhe presioni social për t’u dukur perfekt jane faktorë që shkaktojnë stres të vazhduar.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të dini se si ta kontrolloni stresin. Meditimi, aktiviteti fizik dhe koha e kaluar me miqtë në natyrë janë mënyrat e duhura për të kontrolluar dhe lehtësuar stresin.