• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të kombinohesh me shokun e ngushtë ashtu si Kendall Jenner, po ju do e provonit?

Kendall Jenner dhe miku i saj, Fai Khadra morën pjesë ditën e diele në turneun e lojës së tenisit, Wimbledon. Modelja kishte veshur një këmishë ngjyrë blu me mëngë të gjata nga Polo Ralph Lauren si dhe një palë pantallona të shkurtra të bardha. Gjithashtu Fai ishte veshur njësoj si 23-vjeçarja duke kombinuar kështu veshjet me njëri-tjetrin.

Ky ‘look’ i të dyshes është pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e tyre, megjithëse kjo nuk është hera e parë që ata vishen njësoj. Edhe në evente apo festa të ndryshme Kendall ka zgjedhur të kombinohet njësoj me Khadra.

Kujtojmë se modelja gëzon një miqësi të gjatë me Fai-n dhe se ata janë parë bashkë edhe në festën e ‘Halloween’ apo ‘Coachella’./revistawho.com