• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Të jetë rastësi? Grimi tek sytë e Meghan na kujton intervistën bombë të Dianës

Meghan Markle dhe Princ Harry do jenë këtë të dielë në sytë e gjithë botës me intervistën për Oprah.

Vetëm një pjesë shumë e shkurtër e saj është publikuar dhe që tani po bëhet lajm. Ekspertët së fundmi kanë kapur një detaj që ka hapur shumë diskutime. Bëhet fjalë për grimin e Meghan tek sytë, dukshëm të theksuar me një penel dhe sfumim të fortë. Pothuajse të njëjtin grim ka zgjedhur edhe Princeshë Diana në intervistën e 1995-ës, e me shikimin që tregonte gjithë emocionin tha fjalinë: “Ishin tre në martesën tonë, ndaj ishte pak e mbipopulluar”.

Në intervistën e së dielës, Harry e krahason bashkëshorten me të ëmën e ndjerë, madje Meghan mban edhe një byrzylyk të saj.

Zgjedhja e tyre pothuajse e njëjtë në grim po i bën të gjithë të mendojnë se kjo intervistë do ketë të njëjtën peshë emocionale si ajo e ’95-ës.

Duke marrë parasysh se sa e thjeshtë është Meghan në grimin që zgjedh, ky detaj nuk mund të jetë rastësor./revistawho.com