• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të jesh vajzë nuk është e thjeshtë, ja pse

Të jesh vajzë nuk është e thjeshtë dhe këtë fjali e kuptojnë më së miri pikërisht ato. Problemet e shumta që shfaqen në moment të fundit janë nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet disa herë. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:

1. Të qenurit e pamposhtur mbi taka

Kur sheh vajza mbi taka, pamja që të ofrohet është e këndshme dhe e bukur, por në të vërtetë nuk është aspak ashtu. Vajzat e kuptojnë fare mirë çdo të thotë të qëndrosh mbi taka për shumë orë rresht.

2. Koha nuk është në anën tonë

Sado të përpiqemi duket se është e pamundur për të qenë në kohën e duhur diku. Vajzat gjithmonë vonohen dhe nëse nisin të bëhen gati disa orë më parë.

3. Luhatje të pakontrollueshme emocionale

Kjo nuk ka nevojë për shumë koment. Vajzat dallohen për luhatje humori të herë pas hershme. Duken se janë një vullkan duke plasur nga momenti në moment disa herë.

4. Rrobat zhduken kur ju nevojiten më shumë

Në momentin që ju jeni gati të dilni për një takim të rëndësishëm, është pikërisht momenti që duket sikur gardëroba juaj nuk ka asgjë brenda saj.

5. Flokë rrëmujë dhe të pamenaxhueshëm

Disa ditë flokët tuaj thjesht nuk janë ashtu siç duhet të jenë, sado të përpiqeni ti sistemoni. Kjo është diçka që vajzat e kuptojnë fare mirë.

6. Katastrofat e ‘make up-it’

Ndodh shpesh kur vajzat nisin të rregullohen, ta kthejnë ‘make up-in’ e tyre në një ferr. Sy të nxirë më shumë seç duhet, shumë xixa dhe e gjitha çfarë duhet të bësh është të lash fytyrën nga e para.

7. Marrja e peshës shumë lehtë

Dëshira më e madhe është ajo që të marrësh të gjitha ushqimet që dëshironi dhe sërish mos të shtoni kilogramë. Por dhe kjo pjesë duket e pamundur. /revistawho.com