• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori

Të gjithë thanë se Arjan Konomi thumboi Fatmën, por si është e vërteta?

Kur Tea Trifoni, ish-konkurentja e “Përputhen”, nisi një eksperiencë të re në Top Channel, si një nga 4 moderatoret e “Goca dhe gra”, Arjan Konomi e uroi duke i thënë të kishte kujdes nga paaftësia e të tjerëve.

“Tea suksese në ‘aventurën’ e re televizive! Je shumë mirë, por të takonte të kishe një emision krejt tëndin. Kam merak se aty nuk do të shfaqësh tërë aftësinë tënde në ekran. Ruaju mos të të mbysë paaftësia e të tjerëve! Suksese!” – shkroi ai.

Fjalët e opinionistit të “Përputhen”  u konsideruan si “thumb” për Fatma Haxhialiun, nga shumë ndjekës dhe portale.

Ndërkohë gjithë tymnajën la vendosur ta sqarojë vetë Fatma Haxhialiu në emisionon e radhës të “Goca dhe Gra”.

Fatma ka treguar se  në fakt mes saj dhe Arjan Konomit  nuk ka asnjë hatërmbetje.

“Unë me Arjanin di që u përshëndetëm në studiot e TCH”, tha moderatorja, e cila më pas ka dhënë  dhe një mesazh për ndjekësit. “Sado të frustruar, të bullizuar që të jeni duhet të plotësoni veten tuaj që të mos cënoheni nga të tjerët. Nëse jeni të plotësuar, askush nuk ju cënon”, tha ajo.

Ndërkohë, ndoshta duke marrë shkas edhe nga çfarë qarkulloi në rrjet, fokusi i diskutimeve në emisionin e vajzave ka qenë pikërisht gjuha e urrejtjes, ku katër vajzat, Tea, Fatma, Olesia dhe Krista, kanë treguar për publikun  eksperiencat e tyre personale./revistawho.com

CLOSE
CLOSE