• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të gjithë sytë nga Rihanna, ja se si mund të kombinoheni në një festë familjare

Ylli i muzikës pop ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ajo, teksa ka shijuar pushimet me të dashurin e saj miliarder në ishullin e Capri-t në Itali. Menjëherë sapo është kthyer nga udhëtimi më i fundit, Rihanna ka festuar ditëlindjen e 5-të të vogëlushes së mikes së saj. Ajo u shfaq me një bluzë të bardhë, xhinse denim, ndërsa sipër kishte veshur një fustan tyl ngjyrë lejla.

Rihanna ishte kujdesur për ‘look-un’ e saj deri në detaje, duke vendosur disa kapse me gurë në flokët e saj dhe një varse me perla. E gjithë pamja e saj plotësohej me takat ngjyrë transparente, të cilat e bënin të dukej edhe më stil.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një veshje e këngëtares të komentohet apo te kthehet menjëherë në trend. Ashtu si çdo herë tjetër Riri ka bërë që të mundur që të gjithë fansat të kthejnë sytë nga ajo, duke parë me vëmendje çdo detaj të mundshëm në ‘look-un’ e këngëtares./revistawho.com