• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të gjithë në dritare, duartrokasin për bluzat e bardha

Nismës nga emisioni ‘Hipokrati’ në ekranin e ‘Top Channel’ i janë përgjigjur shumica e banorëve të Tiranës të cilët pasditen e sotme kanë zgjedhur të dalin të gjithë në ballkonet e shtëpive të tyre, për të duartrokitur në respekt të bluzave të bardha të cilat gjenden në front të parë me luftën kundër virusit ‘Corona Virus’.

Personazhet e njohur të ekranit shqiptar kanë ndarë video të ndryshme duke treguar momentet e veçanta teksa njerëzit e izoluar në shtëpi kanë duartrokitur nga të gjitha zonat e ndryshme të Tiranës.

Ky moment ka qenë mjaft emocionues për të gjithë njerëzit, të cilët janë prekur nga kjo nismë.

Kujtojmë se thirrja e bluzave të bardha vazhdon po njësoj se njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi, teksa ata kujdesen për të gjithë ata që janë sëmurë gjatë kësaj periudhe delikate./revistawho.com