Serkan e çon Edën në një ambient romantik, i shpreh të gjithë dashurinë dhe i propozon për martesë. Ajfer dhe Ajdan nuk e presin mirë lajmin e martesës pas trazirave që ka shkaktuar Semiha. Megjithatë Eda dhe Serkan janë të bindur në dashurinë e tyre dhe mezi presin të martohen. Semiha i kërkon Ajferit të mos e pranojë martesën e Edës me Serkanin. Ajo nuk heq dorë dhe përdor edhe Ballxhën për planin e saj. Engin takon babain e Përëllit, i cili e vë përballë disa sfidave. Eda dhe Serkan dalin për darkë me Ajdanin dhe Ajferin, por a do ta kenë të lehtë t’i bindin ato për martesën e tyre?