• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Të gjithë fustanet e Jonida Shehut në ‘Soiree’

Moderatorja e njohur Jonida Shehu ka sjellë në ekranet shqiptare një program tërësisht ndryshe këtë sezon të ri televiziv. Një ‘talk-show’ argëtues që mban emrin ‘Soiree’, ishte surpriza që ajo kishte rezervuar për publikun çdo të mërkurë mbrëma. Në ekranin e ‘Top Channel’ Jonida mbledh personazhe të ndryshëm nga fusha specifike dhe i bashkon duke gjetur një ‘pretekst’ për të folur. Këngë, diskutim, debate, argëtim, të gjitha mund t’i gjeni në programin e moderatores së njohur. Që nga fillimi i emisionit kemi vënë re se Jonida i është përshtatur seriozitetit dhe argëtimit që ofron programi edhe me paraqitjen e saj.

Shumë shpesh e kemi parë të zgjedhë fustane, ndërsa në dy apo tre raste ka veshur xhinse ose pantallona.

Moderatorja ka veshur përgjithësisht fustane me dekolte të mbyllur, të gjatë deri tek gjunjët ose pak poshtë tyre, herë me ngjyra dhe në të tjera raste me detaje lulesh, pikash apo kopsash.

Duke ju hedhur një sy të gjitha zgjedhjeve që ajo ka bërë mund të themi se janë të mirëmenduara, i shkojnë shumë për shtat Jonidës dhe programit që ajo drejton dhe mund të jenë një sugjerim me vend për të gjithë ju që doni të dukeni bukur në raste të veçanta ose edhe në përditshmëri./revistawho.com