• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Të gjithë duan rikthimin e tyre, ja 10 këngëtarët shqiptarë që i mungojnë muzikës

“Revistawho.com” vendosi t’ju rikujtojë sot disa nga këngëtarët që na kanë dhuruar këngët e baladat më të bukura ndër vite që i dëgjojmë edhe sot e kësaj dite, por që janë shkëputur nga muzika. Disa prej tyre vazhdojnë ende të jenë pjesë e televizionit ndërsa të tjerë janë shkëputur plotësisht.

Ledina Çelo prej vitesh i mungon muzikës. Këngëtarja e cila dikur bënte bujë me këngët e saj, sot është shkëputur nga muzika dhe vazhdon jetën në Gjermani ku ka krijuar familjen e saj.

Elsa Lila i mungon ekranit dhe muzikës prej shumë vitesh. Këngëtarja e hitit “Pyes lotin” jeton në Itali dhe i është përkushtuar jetës familjare dhe vajzës së saj.

Erion Korini u bë shumë i famshëm në vitet 2000 ndërsa kënga me të cilën e kujtojmë gjithmonë është “Kush ka faj” në bashkëpunim me Greta Koçin. Erioni nuk merret më me muzikë por padyshim i mungon publikut.

Argjentina Ramosaj prej kohësh nuk ka sjellë këngë të reja. Këngëtarja e hitit “Si shiu” i është përkushtuar familjes dhe publiku po ja ndjen mungesën. Na mbetet të presim për një rikthim.

Laura Nezha rrëmbeu zemrat e të gjithëve me baladën “Jo se di” në Kënga Magjike 2011. Në vitin 2017 ajo u rikthye në këtë festival, por që prej asaj kohe nuk u pa më. Laura është përqëndruar tek karriera e saj në aktrim dhe nuk dihet kur do i rikthehet këngës.

Joana u bë shumë e famshme në vitet 2000 dhe një nga këngët e saj më të njohura ishte “Zemrën ndeze”. Prej vitesh ajo është shkëputur nga muzika dhe sot është juriste dhe nënë e dy fëmijëve. Joana ka shprehur dëshirën për tu rikthyer me një këngë të re por deri tani nuk ka publikuar ende ndonjë projekt.


Berkani i hitit “Ekstravagante”” i çmendi vajzat dikur, por sot është tërhequr nga jeta publike. Ai është martuar dhe është bërë baba. Në vitin 2017 Berkani u rikthye me një këngë të re, por u zhduk sërish.

Julka Gramo sot është moderatore, por dikur këngët e saj ishin hite. “Të ndjej” dhe “Amin” janë dy këngët që i kujtojmë me nostalgji nga Julka. Ajo tani është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve ndërsa muzikës nuk dihet nëse do i rikthehet.

Zanfina Ismajli u bë shumë e famshme në vitet 2000 me këngën “Gajdexhiu” e më pas hitet e saj ishin të njëpasnjëshme. Mirëpo pas disa vitesh, Zanfina u shkëput nga muzika dhe vazhdoi jetën e saj në privatësi. Ajo nuk ka deklaruar ende nëse do të ketë një rikthim në muzikë.

Mirsa Kërqeli e hitit “Punë e madhe” po i mungon gjithashtu publikut prej vitesh. Ajo ka krijuar familjen e saj dhe i është përkushtuar jetës private. Mirëpo në të ardhmen mund të kemi një rikthim në muzikë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE