• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të gjithë do dëshironin të dëgjonin për veten ato çfarë Bradly Cooper ka thënë për Lady Gaga

Që nga momenti kur Cooper filloi të promovojë filmin e tij më të fundit “A star is born”, një miqësi shumë e mirë u krijua midis tij dhe këngëtares Lady Gaga.
Të dy ata kanë ndarë mendime shumë pozitive dhe kanë folur me shumë entuziazëm për njëri-tjetrin.
Duke qenë se Bradley Cooper sot ka ditëlindjen dhe bën 44-vjeç, ‘eonline’, ka renditur gjërat më të ëmbla që dy aktorët kanë thënë për njeri-tjetrin.
1- Lady Gaga është shprehur për ‘Time’: “Që në momentin që u njohëm ndjeva një shpirt të bukur tek ai dhe kur e dëgjova teksa këndonte e dija se ai mund të ishte një ‘rock star’. Ai është aktori i vetëm në këtë planet që mund ta realizonte këtë”.
2- Pasi Cooper dëgjoi Lady Gaga-n teksa këndonte ‘La vie en rose’, ai u shpreh: “Ajo është totalisht e ndriçuar nga dielli. Nëse ajo është kështu dhe në film, atëherë filmi do të funksionojë”.
3- Lady Gaga: “Jam ndjerë mirë me praninë e Cooper. Ai është një person real dhe shumë i dashur. Jam e nderuar të të kem ty mik”, tha ajo në prezantimin e çmimeve të kinemasë Amerikane.
4- Cooper gjithashtu u shpreh tek Robert De Niro se Lady Gaga është një zbulim dhe se ky ishte një film që kishte dashur shumë ta bënte.

Duket se dy aktorët gëzojnë një mendim shumë të mirë dhe vlerësim shumë të madh për njeri-tjetrin.