• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë”, 11 korriku sjell festën që të gjithë po prisni

‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’ rikthehet njëjtë si vitin e kaluar në amfiteatrin e Tiranës për t’i dhuruar një atmosferë ndryshe kryeqytetit nën tingujt e muzikës nga artistët më të njohur të skenës shqiptare.

Koncerti do të mbahet mbrëmjen e së shtunës, më datë 11 korrik dhe siç kanë zbuluar dhe dy organizatorët e mbrëmjes, Eraldo Rexho dhe Rovena Dilo, emrat që do të performojnë në skenë janë Gena, Fatmira Breçani, Valbona Mema, Irini Qirjako, Kozma Dushi, Vaskë Curri dhe Liri Rrasha.

💚 Edicioni i dytë i #TëGjithaRrugëtTëÇojnëNëTiranë – festës që u krijua për të gëzuar njerëzit dhe që s’mund të mungonte në këtë vit, ku më shumë se çdo herë tjetër kemi nevojë të gëzojmë | Ju presim më 11 korrik në Amfietatrin e Tiranës për festën më të bukur të verës | @bashkiatirane @erionveliaj @julia.dhame | @coffeeclublavazza @everest.construction.group @delirium_shopalbania @arkufoundation @revistawho @vizionplustv”, ka shkruar Rexho në llogarin e tij në ‘Instagram’.

Artistja e njohur, Rovena Dilo ka shtuar se festa nuk mund të mungonte këtë vit që njerëzit kanë nevojë më shumë se asnjëherë të gëzojnë.

 

Me siguri edhe kësaj here koncerti ‘Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë’ do të ngrejë peshë zemrat e dëgjuesve dhe gjithë dashamirësve të artit dhe muzikës që do të munden të shijojnë për disa orë rresht zërat e artistëve më të njohur të skenës shqiptare në amfiteatrin e Tiranës.