• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të gjitha përjetimet e një nëne në pak foto, Emina Cunmulaj publikon kujtimet nga shtatzënia e parë

Ditën e sotme, vajza e madhe e Emina Cunmulajt feston 3-vjetorin e lindjes. Ella është surprizuar nga e ëma me një ambient të mbuluar nga tullumbace dhe lodra, ndërsa përgatitjet kanë nisur teksa e vogla flinte gjumë. Por në një ditë kaq speciale krahas urimeve dhe gjithë lumturisë që po përjeton Ella, ish-modelja me famë botërore ka publikuar edhe disa foto shumë speciale për të. Bëhet fjalë për përjetimet e Eminës gjatë gjithë shtatzënisë me vajzën.

Cunmulaj e nisi me një nga fotot ku duket barku i rrumbullakosur, e më pas vazhdoi me momentet nga seti fotografik që realizoi gjatë asaj periudhe. Më tej, bukuroshja e ekranit publikoi disa copa letrash që kanë të shkruara mesazhe nga miq dhe familjarë për të dhe për të voglën.

Emina na tregoi të gjithëve edhe momente nga festa dedikuar Ellës, ku dekori është fantastik dhe gjithçka është organizuar nga kunata e saj.

Më pas teksa i afrohet përfundimit të pritjes së ëmbël, ish-modelja ka zbuluar se kishte nisur të vishte rrobat dhe shapkat e partnerit, ka ruajtur formën e barkut me metodën që po gjen përdorim të gjerë dhe në fund e ka mbyllur albumin e kujtimeve më një foto përkrah bashkëshortit vetëm 1 natë para se Ella të vinte në jetë.

Këto foto padyshim janë mënyra më speciale për të uruar një fëmijë në ditën e lindjes, por surprizat për të voglën me siguri sapo kanë filluar. /revistawho.com