• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

TE GJITHA FOTOT/ Ja pushimet e çiftit më të ri të verës, Belen Rodriguez e Marco Borriello

Dreka me familjen, banjo dielli, shëtitje me barkë dhe natyrisht shumë puthje… Tanimë është konfirmuar rikthimi i zjarrit të dikurshëm midis Belen Rodriguez dhe Marco Borriellos. Ato që dyshoheshin prej kohësh kanë dalë në dritë në të përjavshmen “Chi” të Alfonsi Signorinit. Ata shihen teksa flasin e qeshin ndërsa kimia midis të dyve është më se e dukshme. E bukura Rodriguez ka sy vetëm për futbollistin. Italianët e komentojnë çiftin më të ri të verës me një këngë të Antonello Vendittit “disa dashuri nuk mbarojnë kurrë”… Kujtojmë se ata u ndanë në 2008-tën pas 4 vitesh lidhje.