• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

“Të gdhendur në lëkurë përjetë”, ja kush janë VIP-at që shënuan në trup emrat e fëmijëve të tyre

Dashurinë e shprehim në mënyra të ndryshme e një ndër to janë edhe tatuazhet. Edhe pse kërkojnë një guxim të madh për t’u bërë pasi është jashtëzakonisht e vështirë të hiqen pa lënë shenjë, sërish numri i personave që nuk ngurojnë t’i bëjnë është goxha i madh. Edhe në Shqipëri, VIP-at përpiqen të realizojnë tatuazhe nga më të veçantat në trupin e tyre por ajo që kurrë nuk del nga moda është shkrimi i emrave të personave më të dashur në lëkurë. Kështu prindërit e showbizit nuk hezitojnë aspak të ndërrmarrin këtë iniciativë për të pasur nën lëkurën e tyre përjetë emrat e fëmijëve. Disa prej tyre janë Rezarta Shkurta, Aurela Gaçe, Rudina Dembacaj.