• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të frikësuar dhe të mbetur të pastrehë nga tërmeti, babai surprizon fëmijët e tij në një mënyrë të veçantë

Puntata e parë e sezonit të katërt të programit “Dua të tëbëj të lumtur” i ishte kushtuar tërësisht tërmetit tëtmerrshëm të 26 nëntorit i cili shënoi 51 viktima dhe la me mijëra shqiptarë të pastrehë. Një ndër nga shumë familjete prekura ishte dhe ajo e Arjanit nga fshati Bubq, shtëpia e të cilit ishte shpallur e pabanueshme përshkak të dëmeve të mëdha. Në studio Arjani u shpreh se familjes së tij i ishin dashur mbi 40 vite për të ndërtuar shtëpinë dhe se prej dy muajsh ata jetojnë në çadër.

Arjani vite më parë ishte detyruar që të emigronte nëGreqi për të siguruar një jetesë më të mirë. Pasi ishte kthyer në Shqipëri kishte njohur Marjanën dhe me kalimin e kohës kishin rënë në dashuri. Nga kjo martesë kishin ardhur në jetë dy fëmijë, Fabjo dhe Alehandro të cilët e kishin përjetuar keq tërmetin.

Për këtë arsye babai i tyre, Arjani kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur dashurinë dhe për t’i larguar nga kujtesa momentet e vështira që kishin përjetuar atë natë. “Fabjo dhe Alehandro, babi ju do shumë dhe do jua dua gjithmonë. Jam krenar që jam babai juaj dhe ju premtoj që çdo dëshirë e juaja do të bëhet realitet, prandaj duke filluar që sot nuk do të mungojnësurprizat!”,- ishte mesazhi i Arjanit për dy djemtë e vegjël.

Për të ndihmuar Arjanin që të realizonte këtë surprizë tëftuar ishin dy aktorët e “Portokallisë”, Florian Binaj dhe Irgen Çela. Sipas Arjanit, fëmijët e tij i pëlqenin shumë tëdy aktorët në rolin e policave dhe se i ndiqnin në çdo moment. Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza dhe dhurata për Fabjon dhe Alehandron, por surpriza që i lumturoi më shumë ata ishte hyrja në studio e dy aktorëve në rolin e policave./revistawho.com