• youuinsttaaffccbb
TEST
Evente, Fotot

Të famshmit shqiptarë festojnë si në Bollywood (FOTO NGA FESTA)

Ka mjaftuar një ftesë si pasaportë, bashkë me boardin pass, që figurat publike dhe jo në Tiranës të nisen në destinacionin e kërkuar aty: Indi. Dhe meqë në ftesë kodi i veshjes ka kërkuar rroba shumëngjyrëshe dhe stil Bollywood-i, të gjithë e kanë shpalosur fantazinë. Pallati i Brigadave nuk ka ndodhur të shohë më parë kaq shumë ngjyra si në këtë 15 vjetor të agjensisë “Global Travel”, muzikë dhe ushqime indiane, rituale dhe guru hindu, një statujë gjigande të perëndisë Shiva, këngë e valle tradicionale indiane e pastaj kthim me këmbë në tokë, me muzikë live nga vëllezërit korçarë dhe një energji shpërhyese, siç ndodh gjithmonë kur në skenë ngjitet Aurela Gaçe.

 

Dhe nëse mendoni që të famshmit e jetës shqiptare në të tilla festa mund të jenë më të rezervuar, ja ku ka ardhur momenti të ndërrojmë mendim, sepse ata e kanë marrë më seriozisht se gjithë të tjerët “maskimin” si indianë. Jo vetëm gratë dhe vajzat e bukura si Alba Frangaj, Nora Gega, Monica Cana, Ilva Tare, Rovena Agolli, Orinda Huta, Anjeza Maja, etj, por edhe Olti Curri e Joni Peçi, nuk kanë mbetur prapa dhe janë shfaqur si maharaxha të vërtetë.

A ka arsye më të mirë se një festë për të provuar pak shije Bollywood-i në Tiranë? Nuk është një destinacion ku shkon çdo ditë, por nje festë e rrallë ku ia vlen të kënaqesh shumë.  / revistawho.com