• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të dy në ‘Klan’, Turi i sposton emisionin Ermal Mamaqit?

Tashmë është fakt që muaji shtator moderatorin Turjan Hyska do e gjej në televizionin ‘Klan’ në rol drejtues por edhe me emisionin ‘Apartamneti 2XL’ i cili gjithashtu do të shfaqet në këtë television.

Këto ndryshime duket se kanë vendosur përballë dy emisionet,’Xing me Ermalin’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ lidhur me kohën dhe ditën e transmetimit.

Sipas ‘Iconstyle.al’, programi i humorit ‘Apartamenti 2XL’ do të quhet ‘Duplex’ dhe do të transmetohet ditën e shtunë në orën 20.00, ndërkohë që po të shtunën në orën 22.00 do të transmetohet ‘Xing me Ermalin’.

Turi dhe Ermali do të kenë një përballje të drejtëpërdrejtë për kohën e transmetimit gjë e cila ndikon në shikueshmërinë e emisionit që do të vendoset të transmetohet më vonë./revistawho.com