Një prerje flokësh identifikon një periudhë të caktuar kohore. Ju duket i çuditshëm ky pohim? Epo nuk është aspak. Prerjet e flokëve, përdorimi i balukeve, kaçrrelave, modeleve, ngjyrave dhe të tjera detaje si këto kanë lënë shenjën e tyre në histori dhe këtë mund t’ua vërtetojmë fare thjesht, vetëm duke përmendur një emër: Marylin Monroe. Përveç sharmit të saj dhe gjithçkaje i dha artit, ylli i viteve ’50 identifikohet nga flokët e shkurtër, bjond, gjithmonë me kaçurrela. Në ato vite ajo u kopjua nga shumë vajza duke pushtuar rrugët vetëm me këtë detaj.
Të njëjtin ndikim kanë pasur edhe personazhe të tjerë ndër vite. Më tej do ju listojmë disa emra për secilën prerje floku.
Mes flokëve të shkurtër renditen prerjet e ashtuquajtura ‘pixie’ të cilat kanë bërë historinë mes emrave si: Mia Farrow, Twiggy, Mary Quant dhe vitin që shkoi u risoll nga Charlize Theron.
Mes prerjeve në gjatësi të mesme kemi modelin helmet me përfaqësues emra si e ‘pavdekshmja’ Anna Wintour, drejtuese e ‘Vogue USA’, e cila i qëndron besnike prej vitesh dhe Uma Thurman me prerjen bob.
Flokët e gjatë janë rikthyer fuqishëm periudhën e pandemisë dhe shumica e vajzave po zgjedhin modelet klasike që kanë përfaqësuese Cher, Brooke Shields dhe Rita Hayworth./revistawho.com