• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Pa kategori

Të dua vajzë! 10 vite pas sherrit të famshëm, Tuna dhe Dafina bashkë për një tjetër hit

“Nuk mund të isha më e emocionuar për këtë ribashkim pas një dekade. Po, vajzat që do ta mbysin ‘vibe’n sërish. Ky album po ashtu. Të dua vajzë, Dafina Zeqiri”. Kështu shkruan Tuna në një postim të fundit të publikuar në InstaStory ku konfirmon bashkëpunimin mes dy këngëtareve dhe nuk e kursen as dashurinë për Dafinën.

Dueti i dyshes vjen pas këngës “Vibe” që e sollën në vitin 2010 në bashkëpunim me reperin 2po2 në vitin 2010.

Pas këtij hiti, Tuna dhe Dafina Zeqiri nuk u panë më bashku. Dy këngëtaret  nuk flisnin me njëra-tjetrën, ndërsa u aludua se ishte Dafina ajo që kishte vënë në dyshim talentin e Tunës dhe e quante njeri me dy fytyra.

Mirëpo, tani duket se gjithçka ka kaluar dhe ato të dyja do të sjellin një tjetër superhit. Shpresojmë që këtë herë çdo gjë të shkojë mirë mes vajzave e mos të kemi më lajme sherresh./revistawho.com