• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme, Seks

Të bësh seks me dritë ndezur apo me dritë fikur, kjo është çështja

Nga një studim i bërë së fundmi në Amerikë, ka rezultuar se shumica e amerikanëve i duan dritat fikur në dhomën e gjumit. Nga se kanë frikë? Kompania e studimit “Adam & Eve”, pasi pyeti rreth 1000 të rinj (mbi moshën 18 vjeç), se si preferonin të bënin seks gjatë natës, rezultoi kështu…

Gati gjysma (48 për qind) e të pyeturve thanë se preferonin variante të ndryshme ndriçimi në dhomën e gjumit. 10 për qind preferojnë t’i mbajnë dritat ndezur, ndërkohë që 41 për qind preferojnë t’i fikin.
Bazuar në rezultatet e anketës, edhe pse të çuditshme, e njëjta kompani pyeti se pse shumica preferonin errësirën dhe a nuk është më mirë ta shijonin trupin e partnerit në dritë gjatë raportit seksual?

Sipas ekspertëve, thuhet se dëshira për të bërë seks në errësirë ka të bëjë më shumë me pasigurinë sidomos të femrave, kur e shohin veten të zhveshur, mendojnë se partneri nuk do t’i pëlqejë.