• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tayna përfshihet në aksident, menaxheri i saj sqaron situatën

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Prishtinës ka ndodhur një aksident, ku e përfshirë ka qenë reperja e njohur, Tayna. Menaxheri i Taynas, Rinor Hykolli, ka konfirmuar se artistja që ai ka në menaxhim është aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen Bregu i Diellit. Në adresë të gazetës ‘Express’ është dërguar një fotografi ku shihet pamja nga aksidenti. Menaxheri i artistes është shprehur se mjeti i artistes është goditur nga një makinë tjetër. Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka marrë lëndime në trup, por vetëm dëmtime të vogla të mjetit më të cilin udhëtonte.