Reperja e njohur kosovare, Tayna ka mundur të jetë sërish pranë fansave në koncertin e parë të këtij sezoni veror në Luzern të Zvicrëe. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj pamjet nga koncerti midis shumë ndjekësve që kanë kënduar njëzëri me të këngët e ndryshme.
“E shpall zyrtarisht sezonin e hapur. Kolegë të dashur, mund të vazhdoni me koncerte”, ka shkruar Tayna krah postimit të saj në ‘Instagram’.
Nuk dihet se çfarë mendojnë kolegët e këngëtares për këtë postim, megjithatë kjo nuk është hera e parë që Tayna ironizon hapur në rrjetet sociale./revistawho.com