• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Taulant Xhaka tregon arrogancë ndaj gazetarit në Lihtenshtejn

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, nuk i ka lënë përshtypje aspak të mirë një gazetari të gazetës sportive të Lihtenshtejnit, “Fatherland”. Në përfundim të stërvitjes së mbrëmjes
së djeshme, gazetari vendas kërkoi t’i merrte një prononcim Taulantit duke qënë se ai njihet në Lihtenshtejn pasi luan me Bazelin në kampionatin zviceran, ku merr pjesë dhe ekipi i kryeqytetit të
mikroshtetit, Vaduzi.Reagimi i Xhakës ishte i papritur, teksa gjithë arrogancë u përgjigj: “Unë nuk flas me gazetarët!” Për gazetarin e “Fatherland” ishte takimi i parë nga afër me lojtarët e
ekipit shqiptar. Ndryshe nga Xhaka, futbollistët e tjerë si Mavraj apo Hyka u treguan mjaft miqësore duke iu përgjigjur pozitivisht interesimit të media./panorama.al