• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tatuazhi më i fundit i Demi Lovato do të shërbejë si frymëzim për çdo vajzë

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka realizuar tatuazhin më të ri në gishtin e unazës. Ajo ka vendosur të shkruajë në të fjalën ‘Unë’. 26-vjeçarja shpjegoi se ky tatuazh do ta kujtojë gjithmonë të vendosë veten përpara çdo gjëje. Aktualisht Lovato është duke punuar për të sjellë albumin e saj më të fundit muzikor, pas një shkëputjeje disa mujore nga publiku.

Kujtojmë se Demi kaloi një periudhë të vështirë shëndetësore për shkak të përdorimit të lëndëve të ndaluara në muajin korrik të vitit 2018. Që prej atij momenti ajo u shkëput nga muzika, por së fundmi sapo ka firmosur një kontratë me menaxherin e Justin Bieber, të quajtur Scooter Braun./revistawho.com