• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tashmë pjesë e politikës, motra e Sonila Meços kandidate në zgjedhjet në Gjermani

Moderatorja e njohur shqiptare, Sonila Meço ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, se motra e saj, Rezarta Reimann po kandidon për t’u bërë anëtare e këshillit bashkiak në Nurnberg të Gjermanisë. Ajo është shqiptarja e parë në Gjermani që ka mbajtur postin e këshilltares bashkiake, ndërsa tani kandidon sërish me SPD-në.

“Motra ime, Rezi, tashmë ka konsoliduar angazhimin e saj politik, si këshilltare bashkiake. Në mars Bavaria shkon në zgjedhje lokale, kandidatët për këshilltarë bashkiakë kanë publikuar posterin me emrat e tyre, me lista të hapura, me cv të plotë,”-shkruante në një prej postimeve të saj Sonila.

Ndërsa ditën e sotme moderatorja ka ndarë një foto të një gazete, ku ndër 5 kandidatë është dhe motra e saj./revistawho.com

View this post on Instagram

Rezi në fushatë, zyrtarisht❤️ #proudsister

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on