• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tashmë fansi më i madh i mami Fatmës është Noah i vogël

Moderatorja e njohur Fatma Methasani vetëm pak kohë më parë u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj Alfio gjatë gjithë kësaj kohe kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale momentet e bukura që kalojnë me të voglin e tyre. Së fundmi moderatorja ka publikuar në “Instastory” një pamje shumë të ëmbël të djalit të saj, Noah. Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është se në televizorin e moderatores shfaqet logo e “In Tv”, ku sic dihet tashmë Fatma do të jetë drejtoresha e re. “Kemi një hyrje të re. In for life”, shkruan moderatorja. Përveç Alfios, mami Fatma me sa duket ka dhe një përkrahje tjeter të fortë tashmë, atë të vogëlushit të saj.