Dyshimet për shtatzëninë e shumëpërfolur të Elita Rudit morën fund dje, pas publikimit të projektit të fundit muzikor nga bashkëshorti i saj ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. Mesa duket dy të dashuruarit kishin dashur ta tregonin në këtë mënyrë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël. Tani që gjithçka është bërë publike moderatorja e njohur shfaqet më lirshëm. Vjehrra e saj ka publikuar ditën e djeshme një foto shumë të bukur shkëputur nga një festë familjare ku ishin të pranishëm të gjithë. Krah nuses së saj me dorën tek barku, e ëma e Gjikos i ka bërë të gjithë të komentojnë.
Moderatorja duket shumë e lumtur për gjithçka po përjeton, ndërsa ardhja në jetë e fëmijës tashmë nuk është larg./revistawho.com