Numri i të prekurve me Koronavirus po rritet çdo ditë, ndaj qeveria ka vendosur të marrë masa akoma më të rrepta për të parandaluar përhapjen e tij. Pas ndalimit të qarkullimit nga ora 13:00 e ditës së nesërme, deri në 05:00 të ditës së hënë, Rama lajmëron se gjithashtu do të merret leje për të dalurat në pazar duke nisur nga e hëna.
Kryeministri njofton se është gati aplikacioni online ose me sms për lejen e vetëm një personi nga secila familja për të bërë pazar.