• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tapeti i kuq i MTV, fansat komentojnë: Halloween erdhi parakohe!

Tapeti i kuq tashmë është kthyer në pistën ku luftohet se kush do ta mbajë kurorën e veshjes më skandaloze. Nga mbrëmja madhe e ndarjes së çmimeve në MTV Video Music Awards kemi shkëputu personazhet e veshur më keq.
Mbretëresha e skandalit këtë herë ishte Megan Fox e cila nuk la shumë për të hamendësuar me fustanin e saj tyl dhe tangat që kishte veshur për këtë rast.

Po aq përshtypjen bëri edhe Lil Nas X me bishtin e tij shkëlqyes, i bashkëngjitur në pantallonat e tij.

Me një kapele lejla të çuditshme në kokë u shfaq edhe këngëtarja Kacey Musgraves, ndërsa për Nick Cannon vështirë të gjendet një koment.

Ndjekësit e komentuan paraqitjen në tapetin e kuq, si një festë të hershme Halloween-i në mes të shtatorit.
Pati dhe nga ata që këto i quajtën veshjet më tragjike dhe fajin ia vunë pandemisë që i ka shushatur pak të gjithë, pa përjashtuar as Vipat./revistawho.com