• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tapeti i kuq i ‘Met Gala’, ja cilët yje shtangën publikun me ‘look-un’ e tyre

Tapeti i kuq i ‘Met Gala’ është vendi ku çdo i famshëm do donte të ishte. Në eventin e këtij viti ishin prezentë personazhë të ndryshëm publik nga ‘Hollywood’ si Lady Gaga, Harry Styles, Kylie Jenner të cilët surprizuan publikun me veshjet e tyre.

Gaga i ndërroi gjithsej 4 herë veshjet e saj në mbrëmjen e famshme, ndërsa motrat Jenner i magjepsën të gjithë me fustanet e tyre ‘Versace’. Kylie ishte veshur me një fustan ngjyrë lejla të zbukuruar me pendë dhe Kendall me një fustan ngjyrë portokalli të mbuluar po ashtu me pendë. Këngëtari i famshëm i grupit ‘One Direction’, Harry Styles i befasoi të gjithë me pamjen e tij, për të cilën ishte kujdesur firma e njohur ‘Gucci’.

Tema e këtij viti kishte të bënte me stilin e ekzagjeruar që do të tërhiqte vëmendjen e të gjithë fansave dhe mesa duket yjet ndërkombëtarë arritën të na surprizonin./revistawho.com