Rezarta Shkurta është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë ndan me të gjithë momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Ditën e sotme ajo ka treguar se mëngjeset në shtëpi janë shumë të ëmbla me vogëlushen e saj, Hera. Rezarta ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën duket se ajo dhe bashkëshorti, Ermali, sapo janë zgjuar nga gjumi dhe Hera qëndron në shtratin e tyre. Aty dëgjohet teksa Ermali e thërret Rezartën me shaka “budallaqe”, por Hera menjëherë mundohet ta mbrojë të ëmën. Ajo i bërtet dhe i thotë të mos e thërrasë më “budallaqe”, sepse mamit nuk i pëlqen. Përveç kësaj duket se Hera flet në mënyrë perfekte anglishten, pavarësisht se është vetëm 5 vjeçe.
https://www.youtube.com/watch?v=GK_Dw2aHst0&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2P3zK1H9EfOI4YHroYwOWvfGnyml3KAfZQD9LFGLtQYpc6CknMQ01qj5Y
Nëpërmjet videos mund të kuptohet se nënë e bijë kanë krijuar një lidhje shumë të ngushtë dhe tani janë bërë si dy shoqe të mira. Muajt e fundit Rezarta Shkurta po jeton momentet më të bukura familjare, pas një mungese të gjatë të bashkëshortit të saj. /revistawho.com