Albi Nako, Enada Hoxha dhe Dojna Mema ishin pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku folën për “Just Dance”, spektaklin e kërcimit që do të fillojë këtë të dielë.
Siç pritej pas këtij rikthimi në Top Channel, koreografi i njohur nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve që na bëjnë të gjitëhve kuriozë. Mbase shumë nga ju nuk e mbajnë mend, por rreth 15-16 vite më herët, Nako ishte pjesë e televizionit të njohur në programet ‘Portokalli’ dhe ‘Fiks Fare’. Por çfarë ndodhi?
“Mbeta si një komandant pa ushtar, pasi i ndjeri Dritan Hoxha më tha se do m’i merrte të gjithë balerinët dhe ashtu bëri. Ai çdo vizion që kishte në kokë e bënte realitet”, rrefen Albi
Më tej koreografi u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen dhe gjithë realizimin e këtij spekatakli, duke treguar se gëzon marrëdhënie shumë të mira si me Enadën edhe me Gracianon, autorin e “Just Dance”. Por dy vite më herët u tha se Albi e pushoi Gracianon nga puna me një sms, lajm ky që koreografi e sqaroi sot për herë të parë.
“Graciano është djalë me zemër të bardhë, me zemër të madhe. Është njeri me shumë pozitivitet, pa qenë nevoja të bëj shumë elozhe për Gracianon. Por nuk e di pse pa dashje në një moment prove ai shkau dhe i ktheu një përgjigje padashje dikujt. Një njeri që ishte mbi ne… Të gjithë u kthyen nga unë, me idënë “ky balerini yt nga e mori fuqinë që ktheu një përgjigje etj etj në skenë”, se s’ mund ta them të vërtetën 100%, se duhet të jem i kujdesshëm”, tha ndër të tjera Albi.
Epo gjërat nuk janë përherë aq të komplikuara sa duken./revistawho.com