• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Tani jemi dy që krenohemi me ty”, Fatma uron Alfion për suksesin e radhës

Disa ditë më parë Alfio Rrotani na bëri të ditur nëpërmjet një instastory në istagram se bashkë me kolegun dhe shokun e tij Indrit Çelën do të hapnin një shkollë profesionale kuzhine. “Shkolla “MASTERCHEF” ku do beheni me te miret ne kuzhine! Dhe duke u bere me te miret do fitoni 3fishin e atyre qe mendojne qe dine, por realisht nuk dine asgje! PER PAK FILLOJME”, u shpreh kuzhinieri. Epo nuk kemi pse presim më pasi pak minuta më parë moderatorja bukuroshe Fatma Methasani ka ndarë me njekësit e saj në Instagram një foto ku shihen në inagurimin e shkollës të përqafuar dhe partneri I saj Alfio është duke e puthur. Krahas fotos Fatma ka bërë dhe një shkrim mjaft prekës për të duke I uruar suksese. “ Babi Alfio, tani jemi dy qe duartrokasim dhe krenohemi me sukseset e tua! E adhuroj aftesine tende per te bere gjerat qe do dhe per ti bere gjithmone perfekt! Te duam kampion! ❤️ Suksese” Kohët e fundit ata janë bërë prindër për herë të parë më vogëlushin Noah.

Të mirat për çiftin nuk paskan fund.