“Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë” – Nëse do kishte një shprehje që do i shkonte përshtat personave të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kjo është. Të palodhur, të përqëndruar tek qëllimi, korrektë, strikt, detajist, perfeksionist, me këto fjalë i përshkruam kaq mirë Virgjëreshët që nga sot nisin sezonin e tyre. Këto janë edhe arsyet pse ata janë kaq të suksesshëm e kanë arritur majat.
Ata janë kaq të përqëndruar tek puna, sa rrallë i dëgjon të flasin për dashurinë, por kur dashurojnë, dashurojnë vërtet.
Ja për shembull keni dëgjuar ju Luanën të flasë për dashurinë në intervista? Sigurisht që jo. Virgjëreshët janë shumë familjarë, po preferojnë që pjesën e tyre private ta mbajnë brenda guackës së tyre. Ata prezantohen me punën e arritjet. Këtu përmendim Parashqevi Simakun, e cila pavarësisht famës së saj, prej vitesh nuk është më pjesë e muzikës e as ekranit duke shijuar privatësinë e saj.
Vlen për t’u përmendur fakti që janë edhe shumë humanitarë e Nënë Tereza e vërteton më së miri këtë. Mund të përmendim edhe Emina Çunmulajn, e cila gjithashtu ka kryer shumë bamirësi.
Të tjerë të famshëm në fushën e muzikës që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë edhe Albërie Hadërgjonaj, Eranda Libohova, Flori Mumajesi, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Ronela Hajati, Mozzik, Loredana, Mc Kresha, Bebe Rexha.
Në fushën e aktrimit kemi aktoren e madhe Marjeta Ljarja dhe aktoren shumë të dashur për publikun Arjola Demirin.
Në fushën e politikës përmendim Mimi Kodhelin të lindur nën shenjën e Virgjëreshës.
Ndërsa moderatore kemi Rudina Magjistarin, e cila shpeshherë e ka përmendur faktin që i përket kësaj shenje pasi siç duket gjen veten te karakteristikat e saj.
Në fushën e biznesit kemi Marcela Latin, një superdetajiste si ajo mund të sillte një koleksion këpucësh luksoze, i vetmi brand i tillë shqiptar.
Me famë botërore të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kemi: Beyonce, Blake Lively, Cameron Diaz, Zendaya, Selma Hayek, Idris Elba, Pink, Princi Harry, Jason Derulo.