Kur themi Victoria Beckham të gjithëve na vjen në mendje imazhi i një femre elegante dhe me super stil. Të gjithave na ka ndodhur të paktën një herë të kemi ruajtur një kombinim apo një veshje të Victorias për ta patur si frymëzim në outfit-et tona të përditshme. Por për më tepër ajo të jetë nëna e të dashurit tënd dhe mos të frymëzohesh? E dashura e djalit të madh të çiftit Beckham, aktorja amerikane Chloe Moretz jo vetëm që është frymëzuar por disa veshje i ka identike si vjehrra e saj. Këmishë e bardhë dhe xhaketë e zezë, flokët e mbledhura, pulovër e ngrohtë, pantallona serioze me xhepa dhe këpucë me majë, çizme të gjata e fustan me lule, diku i kemi parë më përpara.