• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Surprizë: Familja “Ferragnez”, seriali më i ri që pritet të mbërthejë botën jashtë Instagramit

Më në fund u konfirmua dhe lajmi që ka muaj që qarkullon në mediat italiane. Chiara Ferragni dhe Fedez në dhjetor do të publikojnë: The Ferragnez – La series.
8 episode speciale që do tregojnë paskuintat e jetës së një prej familjeve më të njohura në Itali, me në krye Chiarën. Bloggerja dhe biznesmenia, publikoi para rreth 2 vitesh filmin dedikuar jetës dhe karrierës së saj, ndërsa tani, e gjithë familja është në aksion. Periudha që do trajtohet në seritë, është viti 2020, pjesëmarrja e Fedez në Sanremo, shtatzënia dhe lindja e dytë Chiarës. Ekskluzivitetin do e ketë Amazon Prime, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të ndjekin kudo në botë seritë.
Dramat, gëzimet, stresin, gjithçka nuk dini nga ‘Instagram’ për Ferragnez, e merrni vesh nga dhjetori./revistawho.com