• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Surpriza e veçantë në ‘Dancing With The Stars’, Landi i ‘West Side Family’ përjeton emocione të forta

Landi i grupit ‘West Side Family’ ka treguar se ka aftësi shumë të mira në kërcim gjatë rrugëtimit të tij të deritanishëm në spektaklin ‘Dancing With The Stars’. Ditën e sotme produksioni i këtij spektakli kishte menduar një surprizë shumë të veçantë për këngëtarin. Përpara se të dilte në skenë për të nisur kërcimin e tij, në ekran u shfaq vajza e të ndjerit, Dr.Flori. E veshur me një fustan të bardhë ajo priste në skenë Landin.

Kjo gjë e emocioni pafund këngëtarin dhe madje u shpreh se nuk po e mbanin gjunjët. Pas kësaj Landi vrapoi menjëherë në skenë dhe e mori në krahë Kaltrinën shumë i lumtur. Por surpriza nuk mbaroi me aq, sepse vajza e Dr.Florit kishte mësuar kërcimin e dhe kërceu së bashku me Landin. Edhe Kaltrina si një profesioniste e vërtetë kishte mësuar çdo hap dhe ja doli mbanë mjaft mirë. /revistawho.com