Katër prezantueset e “Golden Globes 2018” do të jenë Angelina Jolie , Jennifer Aniston, Helen Mirren dhe Emma Stone. Jolie dhe Aniston janë dy nga ish të dashurat e Brad Pitt dhe ato të dyja nuk janë parë më në evente të përbashkëta që nga “Critcs’ Choice Awards 2015.” Gjithsesi duke qenë se ky event i “Golden Globes” këtë vit do të ketë në qendër fuqinë e femrave, bashkimi i dy aktoreve ndoshta do të japë një mesazh të madh. Si Angelina ashtu edhe Jennifer kanë dal hapur në mbrojtje të të drejtave të femrave në ‘Hollywood.’ Gjithashtu sipas një burimi të ‘UsWeekly” aktoret janë inkurajuar që të vishen me të zeza në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për të treguar solidaritet.