Këngëtarja britanike Adele ka habitur por edhe gëzuar fanset e saj përmes një performance të veçantë. BBC transmetoi një speciale kushtuar albumit më të ri të Adele, ‘25’.
Por Adele nuk ishte pjesë e një spektakli si të gjithë të tjerët. Një grup adhuruesesh të këngëtares të veshura si Adele, do të performonin këngët e saj në një skenë. Së bashku me to ishte dhe një vajzë me emrin Jenny.
Por supriza ishte se Jenny në fakt ishte vetë Adele! Ajo u infiltrua me grupin e ‘Adelave të maskuara’ dhe asnjë nuk e dalloi se ishte vetë këngëtarja. Në çastin kur i erdhi radha për të kënduar, u shtir sikur stonoi dhe iu desh ta niste këngën nga fillimi.
Kur më në fund ‘Jenny’ e nisi këngën për herë të dytë, të gjithë filluan ta kuptonin se në fakt nuk ishte Jenny, por vetë Adele!