• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Sura” e mahnitur pas vendit tonë, aktorja vjen në Shqipëri dhe përshëndet shqiptarët

Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah u bë shumë e njohur në vendin tonë nga seriali “Kurt Seit dhe Sura”, i transmetuar në TV Klan vite më parë. Aktorja simpatike duket se e pëlqen shumë Shqipërinë pasi ka zgjedhur edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar që pushimet t’i kalojë në bregdetin tonë. Farah ka postuar disa foto nga Saranda teksa ndodhet në mbrëmje, e ulur në shezllon e duke shijuar pamjen. “Sarandë”-shkruan aktorja krah fotove që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave shqiptar. Por nuk ka mbaruar me kaq pasi në Instastory Farah ka bërë një tjetër status ku përshëndet shqiptarët me flamurin kuq e zi dhe një zemër. Krah këtij postimi, aktorja shkruan Shqipëri dhe lë të kuptohet se i pëlqen shumë vendi ynë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE