Adriana Lima, së fundmi është emëruar ambasadore e ‘Puma’ dhe ka zbuluar sekretin që fshihet pas një jete të shëndetshme. Sipas supermodeles gjithçka lidhet me stërvitjen dhe kontrollin e ushqimit.
“Unë kam provuar shumë lloje fitnessi dhe sportesh, por e kam gjetur veten tek boksi. Mendoj se boksi është zgjedhja më e mirë nëse do të qëndrosh në formë fizikisht, por jo vetëm. Boksi më ka ndihmuar të rris vetëbesimin. Sot jam më e lumtur dhe më e qetë se dikur”,-ka thënë Adriana. Në hapjen e një prej dyqaneve të rinj të ‘Puma’, modelja dhuroi një spektakël të mrekullueshëm duke bërë boks me një nga instruktorët e saj.
Kujtojmë se Adriana Lima ka qenë modele e ‘Victoria Secret’ për shumë vite. Në sfilatën e 2018-ës së brendit me famë botërore, ajo hoqi dorë përfundimisht nga pasarela./revistawho.com