Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Odise Roshi, është bërë baba për herë të parë. Ai ka publikuar në “Instagram” lajmin e bukur me ndjekësit. “Mirë se erdhe në këtë botë, engjëll i vogël. Të dua Rois”, ka shkruar ai duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit. Ndërsa në postim shihet dora e të voglit, Odises dhe bashkëshortes.
Odise Roshi u martua në shtator të 2020-ës, me një ceremoni private. Bashkëshortja e tij është e panjohur për publikun./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CVcWnUAM0X3/