Legjenda botërore e rok muzikës, Carlos Santana, ka ofruar gjithçka tjetër përveç dashurisë për Beyoncen për Shën Valentin.
Pasi Adele i grumbulloi çmimet kryesore në Grammy Awards (Klipi, Kënga dhe Albumi më i mirë i viti), legjenda e rokut thotë, se Beyonce i humbi të gjitha këto në ceremoninë e mbajtur të dielën për shkak se ajo nuk është këngëtare.
“Mendoj se Adele fitoi, sepse ajo mund të këndojë, di të këndojë. Me gjithë respektin për motrën tonë Beyonce, ajo është shumë e bukur për t’u parë dhe është më shumë lloj modelej në muzikë – bën muzikë për të modeluar një fustan – ajo nuk është një këngëtare që këndon, me gjithë respektin për të”.
“Adele vërtet di të këndojë, është këngëtare. Ajo nuk sjell gjithë ata balerinë dhe ekstravaganca në skenë, ajo thjesht mund të qëndrojë në gjithë atë skenë gjigante në një vend dhe të këndojë këngën e kjo është e tëra dhe kjo është arsyeja se pse ajo fiton”, deklaroi Santana.
Vet Adele pas ceremonisë tha se Beyonce meriton çmimin “Albumi më i mirë i Vitit”./syri.net