• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

‘Sulltaneshë Safije’ grabitet brenda në shtëpinë e saj, rrëfen tmerrin që përjetoi

Me rolin si ‘Sulltaneshë Safije’ në serialin ‘Kosem’ aktorja turke Hulya Avsar ka fituar zemrat e publikut shqiptar, por jo vetëm. Së fundmi 54-vjeçarja ka përjetuar një situatë të rëndë, teksa i është dashur të përballet me një grabitës. “Ishte ora 6, 6:30 e mëngjesit. Kishte zbardhur drita. Me të hapur sytë pashë një burrë në dhomën time të gjumit. U hodha në këmbë dhe e pyetja: Kush je ti? “Unë, jam unë” mu përgjigj burri i maskuar dhe me doreza”, rrëfen ajo për gazetarin Ali Eyuboglu. “Pothuajse po e kapja nga pas kur vura re se isha me këmishë nate, u ktheva dhe hodha diçka përsipër dhe dola ta ndjek, por ia mbathi. Mori çantat në oborr dhe u zhduk. Telefonova policinë, e cila nëpërmjet kamerave të sigurisë shikoi tiparet trupore të burrit, i cili më pas rezultoi se kërkohej për shumë vjedhje në zonë”. Asaj i kishin vjedhur 300 euro, kartat e kreditit dhe të identitetit dhe disa bizhuteri.