• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Suada Sherifi rrëfen planet për martesë dhe rikthimin në televizion me një program të ri

Vetëm pak kohë më parë, bukuroshja Suada Sherifi u bë nënë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Deizi. Por ky gëzim i madh nuk do e mbajë Suadën larg televizionit. Ajo shprehet se mund t’ja dalë të gjejë kohën edhe për familjen, edhe për pasionin e saj. “Mora një propozim për të moderuar një emision në televizion. Nuk e di a do ta pranoj si ofertë, duke qenë se kohën më të madhe ia kushtoj vajzës sime. Megjithatë unë kam shumë besim tek vetja se do t’ia dal mbanë, të ruaj ekuilibrat. Bëhet fjalë për një format që do merret me VIP-at dhe celebritetet dhe do të jetë vetëm një herë në javë”, ka thënë Suada në një intervistë për InTv. Ajo është shprehur se akoma nuk ka marrë një vendim, duke qenë se tani duhet të diskutojë me familjen e saj për të kuptuar nëse do e mbështesin. Ndër të tjera Suada ka folur edhe për partnerin e saj me të cilin ende nuk kanë celebruar dashurinë e tyre para ligjit. “Unë po pres atë propozimin klasik për martesë, ku ai të më ulet në gjunjë si të gjithë “burrat e botës”. Shpresoj shumë që një ditë të vishem me fustan të bardhë, megjithatë ne ende nuk e kemi bërë celebrimin.”- treguar ajo.

Edhe ne shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Suadën të veshur me fustani e bardhë të nusërisë.