• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Suada Sherifi dhe vajza së bashku edhe në qendra estetike, kjo video do ju bëjë të qeshni shumë

Suada Sherifi ka treguar gjithmonë se sa e rëndësishme është që vajza e saj të rritet me vlera. Ish-Missi i është përkushtuar totalisht përkujdesit të së voglës Deizi dhe duket se nënë e bijë janë shumë të lidhura bashkë. Madje tani që e vogla e saj është rritur, Suada dhe Deizi duket se janë bërë shoqe të mira me njëra-tjetrin.

Mami Suada e ka mësuar vajzën që në këtë moshë të fillojë të kujdeset për fytyrën dhe mbi të gjithë për veten. Në ‘Instagram’-in e saj Suada ka publikuar një video shumë të ëmbël, në të cilën Deizi duket se po e shijon shumë trajtimin e fytyrës. Madje e vogla ndjek me përpikmëri të gjitha instruksionet e mamit përgjatë trajtimit, duke qenë se ajo ka më shumë eksperiencë në trajtimin e fytyrës. Me siguri Deizi kur të rritet do të dijë se çdo të thotë të ndihesh një femër e vërtetë! /revistawho.com