• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Stuhia mbërrin dhe në Shqipëri, prishen planet e fundjavës

Një ndryshim drastik do të ndodhë me motin gjatë fundjavës. Moti i keq që ka “pushtuar” Europën perëndimore do të transferohet edhe në pjesën ballkanike, ku Shqipëria do të jetë një nga vendet që do të preket nga rrebeshet e shiut.

Të shtunën dhe të dielën rënia e temperaturave do të jetë e ndjeshme ndërsa priten edhe shtrëngata të vazhdueshme.

Sipas mediave greke ky është fenomeni i “liqenit të ftohtë”, i cili shkaktoi përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë.