• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Studio e Rudinës paska qenë fat për Vilma Mashën, moderatorja zbulon detajin e veçantë

Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha, ka qenë e ftuar një ditë më parë në emisionin e pasdites “Rudina”. Ajo foli për shtatzëninë e saj, që duket se po shkon drejt fundit dhe shumë shpejt Vilma do të ketënë krahë vogëlushen e saj. Rudina e pyeti gjithashtu rreth propozimit për martesë dhe Vilma ndau një detaj të veçantë me të. Ajo zbuloi se propozimin për martesë e mori dy ditë pas daljes së fundit në emisionin e Rudinës. “Propozimi nuk erdhi me unazë. Mu duk diçka sportive, çfare do bëjmë, do bejme diçka më tepër… Propozimi erdhi 1 ose 2 ditë pas emisionit”, tregoi Vilma.
Në emisionin e vitit 2017 Rudina i uroi asaj që ta merrte propozimin sa më shpejt, e duket se kjo gjë u realizua dy ditë më pas.